GJERMANI – Merkel i drejtohet Bundestagut për masat antiCovid-19

BERLIN, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të flasë në parlament për të përcjellë masat e reja për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që janë diskutuar më parë në bisedimet me udhëheqësit e 16 landeve të vendit.

Merkel do të lëshojë një deklaratë dhe kjo do të pasohet nga një orë e gjysmë debat.

Pas shtatë orësh bisedimesh ditën e djeshme, Merkel dhe kryeministrat e shteteve federale gjermane ranë dakord që bllokada e pjesshme e vendit e krijuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri do të zgjatet deri në 20 dhjetor.

Është rënë dakord gjithashtu që të kufizohen tubimet private në pesë persona nga dy familje, me fëmijë të moshës 14 vjeç dhe nën përjashtimin e numërimit.

Por, kufizimet e kontaktit pritet të zbuten midis 23 dhjetorit dhe 1 janarit për të lejuar njerëzit të festojnë gjatë sezonit të Krishtlindjeve./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.