Fjalë të shenjta/ Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Me këto fjalë të shenjta të Nënë Terezës, Kryeministri Rama përcolli sot një mesazh solidariteti në 1-vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.

Në 26 nëntor 2019, Shqipëria u trondit nga tërmeti 6.4 ballë ku humbën jetën 51 persona, mbetën të plagosur mbi 900 të tjerë ndërsa u shkatërruan me mijëra banesa.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.