NJU JORK, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Administrata amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA), autorizoi sot një test të ri të antitrupave COVID-19, që mat jo vetëm praninë e tyre, por edhe sesa mbrojtje kanë ata me kalimin e kohës.
“Testi mat numrin e antitrupave neutralizues, që sistemi imunitar i trupit prodhon pas ekspozimit”, raportoi CNBC.
Ndërsa testet e mëparshme kanë matur nivelet e antitrupave, ky zeron në antitrupat që sulmojnë dy aspekte specifike të koronavirusit të ri.
Ky test i gjeneratës së re, “Covid-SeroKlir”, u zhvillua nga “Kantaro Biosciences LLC”, një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë “Sistemi Shëndetësor i Malit Sinai” dhe kompanisë fillestare të diagnostikimit “RenalytixAI”.
Sipas kompanisë, paketat e provës po prodhohen në partneritet me “Bio-Techne Corporation”.
Testi tregoi 98, 8 % ndjeshmëri dhe 99,6 % specifikë për zbulimin e antitrupave COVID-19 kundër dy elementëve kryesorë të virusit, që do të thotë se 98,8 % e të gjitha diagnozave pozitive janë të sakta dhe 99,6 % e të gjitha diagnozave negative janë të sakta./ /ervo/