COVID-19 ‘prek’ Kombëtaren e femrave në futboll/ Grima, Hamidi dhe Shala rezultojnë pozitivë

TIRANË, 26 nëntor/ATSH-A. Fortuzi/ Trajneri i Kombëtares së femrave në futboll, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajneri dhe dy anëtarët e tjerë të skuadrës janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren në sfidën e së premtes.

Grima, Hamidi dhe Shala janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Të tre anëtarët e skuadrës përfaqësuese do t’i nënshtrohen sërish testeve me tampon pas dy ditësh.

Ndërkaq, pjesa tjetër e Kombëtares kanë rezultuar negativë në testet e COVID-19.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.