COVID-19 – Anglia nën kufizime të rrepta pas përfundimit të bllokimit kombëtar

LONDËR, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Pothuajse 99% e 56 milionë banorëve të Anglisë do të vazhdojnë të jetojnë nën kufizime të rrepta pas mbarimit të bllokimit në fillim të dhjetorit, njoftoi sot qeveria britanike, duke detajuar strategjinë e saj lokale kundër pandemisë.

Pas një muaji bllokim të përgjithshëm, që përfundon në 2 dhjetor, Anglia do t’u kthehet kufizimeve të vendosura në vend, në varësi të incidencës së virusit, sipas sistemit me tre nivele të ashpërsisë.

“Tani jemi në një situatë shumë më të mirë, sesa para hyrjes në fuqi të bllokimit, por rreziku nuk është zhdukur dhe këto masa të ashpra janë mënyra më e mirë për të shmangur ripërtëritjen e rasteve pas Vitit të Ri”, tha kryeministri Boris Johnson, në një konferencë shtypi.

Në të gjithë Anglinë, bizneset jothelbësore do të jenë në gjendje të rihapen dhe udhëzimet e qëndrimit në shtëpi do të hiqen.

Puna në telefon do të mbetet e rekomanduar në të gjitha rastet.

Por në zonat e vendosura në nivelin më të lartë të gatishmërisë, të tilla si Birmingham, Manchester, Newcastle, Bristol dhe Leeds (23 milionë banorë në total), pub-et dhe restorantet do të mbeten të mbyllura dhe do të ofrojnë vetëm porosi me vete ose dërgesa.

Do të jetë e ndaluar të takohen familjarë që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, brenda ose jashtë, me përjashtime të tilla si në parqe. / /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.