Braçe: Thumana e re nis nga një kopsht e shkollë e re për fëmijët

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Thumana e re nis nga një kopsht e shkollë e re për fëmijët.

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një video ku shfaqen fëmijët e Thumanës 24 orë pas tërmetit të cilët luajnë për të kaluar momentet e frikës.

“26 nëntor Thumana ringrihet. Pas tmerrit të 24 orëve me radhë, fëmijët e Thumanës ndryshuan kahun e tragjedisë. Rinisën jetën! Dhe jeta pas tragjedisë rinisi kështu!”, është shprehur Braçe.

“Unë jam i lumtur që Thumana e re nis nga një kopsht e shkollë e re për këta fëmijë. Për pak javë do jetë gati, më e madhe, me më shumë hapësirë, dritë e diell, më e sigurt për secilin ndër ta!”, ka theksuar Braçe. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.