BM – Hancock: Qytetarët do të lëvizin sipas niveleve të rrezikshmërisë

LONDER, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock bëri sot të ditur se cilat zona në Angli do të kenë rregulla  më të ashpra lokale të bllokimit kur vendi të dalë nga karantina kombëtare më 2 dhjetor.

Vendi po trajton edhe një herë “sistemin e niveleve”, duke filluar nga nivelet 1 në 3, duke filluar nga niveli 1 me rregullat më të qeta tek ato 3 më ekstremet.

Ato përfshijnë lejimin deri në gjashtë persona në brendësi të shtëpive, ndërsa pub-et dhe restorantet do të qëndrojnë të hapura për sa kohë që ofrojnë shërbim tryeze.

Duke folur në parlamentin britanik Hancock tha se qytetet në veri dhe Midlands, duke përfshirë Manchester, Birmingham dhe Leicester, do të përballen me kufizimet më të ashpra, të njohur si niveli 3, ndërsa Londra do të jetë në nivelin 2.

Hancock tha se shtrimet në spital ishin ulur 7% dhe rastet janë ulur me 19% nga java e kaluar. Masat e reja do të rishikohen brenda dy javësh./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.