TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ “Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore”, deklaron Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi vendin tonë.
Ai ka publikuar pamje nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, duke theksuar se BE vijon të jetë pranë Shqipërisë.
Varhelyi thekson se rindërtimi pas tërmetit po ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë.
“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Europian në shkurt, Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri Oliver Varhelyi.
One year after the devastating #earthquake that hit 🇦🇱#Albania, the 🇪🇺#EU is rehabilitating & reconstructing 58 education facilities for over 20,000 students. The🇪🇺supports the rehabilitation of 🇦🇱's cultural heritage that was damaged by the earthquake#EU4Schools @UNDPAlbania pic.twitter.com/JWRuGxavrZ
— EU NEAR🇪🇺 (@eu_near) November 26, 2020
/r.e/