Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 14 fluturime të konfirmuara për të premten

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi sot 14 fluturime për ditën e premte, 27 nëntor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

Albawings – Tiranë – Bari dhe kthim

Albaëings – Tiranë – Piza dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.