Abu-Dabi/ Nënshkruhet marrëveshja, 75 milionë dollarë për 2000 banesa të reja në Spitallë dhe Durrës

TIRANË, 26 nëntor/ Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nënshkroi sot marrëveshjen me Fondin e Abu-Dabit për Zhvillim për ndërtimin e 2 mijë banesave të reja në Spitallë dhe Durrës, dy ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s.

“Sot 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk mund të ndaja me ju një lajm më të mirë se nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin e Abu-Dabit për Zhvillim, finalizimi i një procesi intensiv diskutimesh, studimi, planifikimi e projektimi me miqtë e partnerët tanë emiratas, një projekt fantastik me vlerë 75 milionë dollarë që angazhon jo vetëm njohuritë dhe eksperiencën e vyer inxhinierike, por edhe një koncept modern të jetës në komunitet, në qendrat e reja urbane, ekonomike e sociale që do të kthehen në modelin e ardhshëm të rilindjes urbane në të gjithë vendin”, bëri të ditur ministri Ahmetaj.

Tërmeti i fortë që goditi vendin tonë një vit më parë la pas 51 viktima, gati 1 mijë të plagosur mbi 14 mijë familje të pastreha sikurse e 203 mijë qytetarë u prekën direkt apo indirekt. /a.gjonaj/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.