Vdes Diego Armando Maradona, një nga ”mbretërit” e futbollit

BUENOS AIRES, 25 nëntor / ATSH/ – Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit argjentinas, pësoi sot një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen, sipas gazetave argjentinase “Clarin” dhe “Ole”.

“Ndodhi e pashmagshmja”, shkroi “Clarin”.

Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru.

Pas operacionit, personeli mjekësor qëndroi në shtëpinë e tij për ta mbajtur nën vëzhgim.

Sipas një raporti të përditësuar nga “Clarin”, Maradona vdiq nga një arrest kardio-respirator, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta ringjallur./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.