Shkollat nuk janë vatra të nxehta për përhapjen e Covid-19

LONDËR, 25 nëntor /ATSH -ANSA/ – Të dhënat e mbledhura në të gjithë botën gjithnjë e më shumë sugjerojnë që shkollat ​​nuk janë pika të nxehta për infeksionet e koronavirusit dhe, kur shfaqen shpërthime, ato kryesisht shkaktojnë vetëm një numër të vogël të njerëzve që sëmuren.

Studimi u botua në revistën ”Nature online”, që mblodhi provat e paraqitura deri më sot, duke theksuar megjithatë se fëmijët mbi 12 vjeç kanë më shumë gjasa të transmetojnë virusin sesa më të vegjlit.

Globalisht, infeksionet me Covid-19 janë ende shumë më të ulëta tek fëmijët sesa tek të rriturit.

Të dhënat e mbledhura treguan se ”edhe në vendet ku infeksionet e komunitetit janë në rritje, shpërthimet në shkollë janë të rralla, veçanërisht kur merreshin masat paraprake për të zvogëluar transmetimin”.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.