SHBA – Mbi 60 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-AA/ – Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 60 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

“Gjithsej 60 108 193 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën”, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12 956 783 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.222.216), Brazili (6.121.449), Franca (2.153.815), Rusia (2.138.828), Spanja (1.614.126), Britania (1.538.794), Italia (1.455.022), Argjentina (1.381.795), Kolumbia (1.262.494) dhe Meksika (1.060.152).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 1,41 milionë persona, ndërsa mbi 41,5 milionë janë shëruar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.