UASHINGTON, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Joe Biden ka thënë se përparësitë e tij në 100 ditët e para të presidencës përfshijnë miratimin e legjislacionit për të reformuar sistemin e emigracionit në SHBA dhe kthimin e urdhrave ekzekutivë të presidentit aktual amerikan, Donald Trump mbi mjedisin.
Presidenti i zgjedhur tha se legjislacioni i imigracionit do të përfshijë një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët e padokumentuar në vend.
Ai tha se agjencia e tij legjislative do të “varet nga bashkëpunimi që mund të marr dhe nuk mund të marr nga Kongresi i SHBA-së”.
Biden gjithashtu tha se ai nuk planifikon të përdorë Departamentin e Drejtësisë si një mjet për të këmbëngulur në hetimin e presidentit Trump./ /ec/