TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit, Skënder Gega është rënduar si pasojë e virusit COVID-19.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar sot që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm.
“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!”, shprehet Duka.
“Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam i bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, tha Duka.