Pandemia/ Shehi: Duhen mbajtur me sforco hapur dy zinxhirë, i punës dhe shkollat

TIRANË, 25 nëntor /ATSH – I. Vata/ Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi sot se duhen mbajtur hapur dy zinxhirë në situatën e pandemisë të cilën ai e cilësoi kaotike. Këta zinxhirë, sipas tij, janë ai i punës, që njerëzit të shkojnë në punë dhe shkollat, që të mos e këpusim këtë zinxhir social.

Në një intervistë televizive, duke four për pandeminë, Shehi tha se situata nuk ka asnjë lloj qartësie.

“Ne po diskutojmë për të mbyllur shkollat për shkak të pandemisë. Situata është rënduar për shkak të pandemisë, por unë jam nga ata që mendoj të mos mbyllen shkollat. Nuk duhen mbyllur, të paktën shkollat 9-vjeçare”, tha ai.

Shehi tha se duhet të marrim protokollet e Italisë, si të Puljas apo dhe të rajonit.

“Kam thënë edhe më parë, qeverisë dhe opozitës se këtu përballë kemi Italinë. Puljen që është pak a shumë sa Shqipëria. Kemi të njëjtën klimë, të njëjtën strukturë. Hajde, marrim protokollet e tyre. Marrim protokollet e një shteti më të zhvilluar. Marrim protokollet e rajonit dhe po i marrim për hir të eksperiencës sonë të vogël. Kjo do jetë një mënyrë për ta ndihmuar të gjithë këtë periudhë krize”, tha Shehi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.