Pandemia/ Kadia: Mbështetje për Shëndetësinë nga buxheti, 55.3 miliardë lekë

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia deklaroi sot tregues i mbështetjes së qeverisë për përballimin e pandemisë është dhe rritja e buxhetit për sektorin e Shëndetësisë.

Gjatë një emisioni në medie, Kadia u shpreh se buxheti për shëndetësinë vitin e ardhshëm llogaritet 55.3 miliardë lekë, ose 9.4 e buxhetit në total.

Ndërkohë, Kadia tha se në vitin që vjen qeveria ka miratuar edhe rritjen e pagave për bluzat e bardha me 40% nga ku do të përfitojnë 18.415 punonjës, prej të cilëve 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë.

Sipas tij, po ashtu përveç pagave, qeveria ka investuar edhe në infrastrukturë për të përballaur situateën nga COVID, ku kemi 36 autoambulanca të reja, 100 shteretër të rinj he 134 respiratorë./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.