Paketat mjekësore falas, 543 procedura kardiokirurgjikale në 10 muaj

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Në janar-tetor 2020 në spitalet e vendit tonë janë kryer falas 543 procedura kardiokirurgjikale.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bëri të ditur se, “shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID-19 dhe me 100% financim nga FSDKSH”.
Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët  e përfitojnë falas afër vendbanimit.
Pavarësisht pandemisë dhe situatës së jashtëzakonshme nga COVID-19, financimi i paketave shëndetësore dhe shërbimi i specializuar nuk është ndërprerë duke plotësuar nevojat e çdo pacienti./
k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.