BERLIN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Një makinë ka goditur portën e kancelarisë së Angela Merkelit në Berlin, konfirmoi sot një zëdhënës i policisë pa dhënë detaje të mëtejshme.
Pamjet e incidentit të shpërndara në mediat sociale treguan se policia po kontrollonte një automjet mbi të cilin ishin shkruar parrulla politike.
Njëra prej tyre lexonte “Ndaloni politikën e globalizimit”.
Porta metalike e kancelarisë duket se ishte dëmtuar vetëm pak. Fotografitë gjithashtu treguan pak dëmtime në makinë.
Zona para portës nuk është e arritshme për publikun.
Merkel ishte duke mbajtur një takim të kabinetit në kohën e incidentit./ /ec/