Ndarja nga jeta e Maradonës/ Rama: Mrekulloi botën me magjinë e talentit

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot trishtimin për ndarjen nga jeta të ikonës së futbollit botëror, argjentinasit Armando Diego Maradona.

“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti – kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij… U prehtë në paqe”, u shpreh Kryeministri Rama.

Diego Armando Maradona, pësoi sot një arrest kardiak, i cili i shkaktoi vdekjen, sipas gazetave argjentinase “Clarin” dhe “Ole”.

Kohët e fundit, Maradona iu nënshtrua një operacioni për të hequr një mpiksje gjaku në tru. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.