Miratohet vendimi/ Trajtim financiar dhe logjistik për Policinë e Burgjeve

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se në mbledhjen e qeverisë u miratua një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve.

Duke falënderuar kolegët dhe Kryeministrin Edi Rama, Gjonaj u shpreh se me këtë vendim u bë realitet ajo që ishte premtuar.

Ajo theksoi se detajet do t’i komunikojë me punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe publikun në një komunikim në rrjete sociale.

“Sapo miratuam në mbledhjen e Qeverisë një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve. Krenare që arrijmë një rezultat të tillë në të mirë të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar”, tha Gjonaj.

“Falenderoj të gjithë kolegët ministra për mbështetjen dhe Kryeministrin Edi Rama që bëmë realitet atë qe kishim premtuar. Detajet do t’i komunikoj me punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe publikun në një komunikim në rrjete sociale!”, u shpreh Gjonaj.  /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.