Kosovë/ Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 25 nëntor /ATSH/ Që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të rasteve pozitive me SARS CoV2 në Kosovë, numri i të infektuarve tani ka shkuar në 35 mijë e 549, ndërsa shkak i këtij virusi kanë vdekur 939 persona.

Nga të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) rezulton se aktiv me COVID-19 janë 12 mijë e 864.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57  vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75  vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69  vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67  vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.