IRAN – Rohani: Marrëdhëniet me SHBA më të mira nën presidencën e Biden

TEHERAN, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti iranian, Hasan Rohani deklaroi se përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit mund të jetë më “i lehtë” nën presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden.

“Ne mund të kthehemi në kohën para tensioneve dhe nëse administrata e re e SHBA-së do të tregonte mendimin e duhur politik, edhe një zgjidhja do të ishte më e lehtë”, theksoi Rohani për televizionit shtetëror.

”Irani do të kthehej në detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore dhe do të lehtësonte tensionet me Uashingtonin nëse qeveria e Biden do të bënte të njëjtën gjë”, deklaroi presidenti.

”Heqja e sanksioneve të vendosura nga presidenti i SHBA në largim, Donald Trump është një tjetër kusht”, shtoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.