Durrës, 262 mijë udhëtarë dhe 642 mijë tonë mallra me tragete në 10 muaj

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Pavarësisht kufizimeve nga pandemia për lëvizjen e udhëtarëve, tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona, kanë vijuar lundrimet e tyre në funksion të transportit të mallrave dhe lëvizjes së pjesshme për udhëtarët.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, “tragetet në këto 10 muaj kanë kryer 628 lundrime vajtje-ardhje Durrës -Bari dhe Durrës-Ankona, duke transportuar mbi 262 mijë udhëtarë dhe 642 mijë tonë mallra”.
Sipas APD-së, këto lundrime janë shfrytëzuar nga 50 593 kamionë dhe 3719 trajlerë me mallra të ndryshme import-eksporti.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.