Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit  Europian, ambasadori Luigi Soreca apeloi sot në lidhje me problematikën e dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke shpërndarë mesazhin e Komisionit Europian se dhuna ndaj grave nuk ka vend në BE.

“Ne vazhdojmë të punojmë pa u lodhur me partnerët tanë për të hetuar aktet e dhunës ndaj grave, për të mbështetur viktimat dhe për të adresuar shkaqet themelore”, thekson KE në postim.

Ndërsa ambasadori Soreca shprehet se, “dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.