BULLGARI – Masa të mëtejshme kufizuese antiCovid-19

SOFJE, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Qeveria bullgare prezantoi masa të mëtejshme kufizuese drastike antiCovid-19, që do të hyjnë në fuqi mbrëmjen e së premtes më 27 nëntor dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më 21 dhjetor.

Ministri i Shëndetësisë, Kostadin Anghelov njoftoi shtrirjen e ”situatës së emergjencës epidemike” në vend deri në fund të janarit të vitin e ardhshëm për shkak të koronavirusit.

Sipas dispozitave të reja, çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve do të mbyllen si dhe do të pezullohen mësimet në shkolla dhe universitete në në të gjithë vendin, të cilat do të bëhen në distancë.

Kongreset, konferencat, seminaret, gjithashtu do të pezullohen.

Nuk do të lejohen festime private që përfshijnë më shumë se 15 njerëz, ndërsa ngjarjet sportive dhe trajnimi i të rinjve nën moshë në moshën 18 vjeç do të pezullohen, me përjashtim të garave ndërkombëtarë.

Ngjarjet sportive për të rritur do të zhvillohen pa audiencë.  /os/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.