BRUKSEL – Von der Leyen: Një marrëveshje postBrexit të mos prekë integritetin e tregut unik

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot se një marrëveshje e mundur tregtare postBrexit mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar, nuk duhet të prekë integritetin e tregut unik.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është në pushtetin tonë për të arritur një marrëveshje”, theksoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Jemi të gatshëm të japim prova të kreativitetit”, deklaroi ajo para eurodeputetëve në një kohë kur negociatat janë në linjën e tyre të fundit.

“Por, ne nuk jemi të gatshëm të vëmë në pikëpyetje integritetin e tregut unik, veçanërisht respektimin e standardeve të tij mjedisore, sociale dhe fiskale”, shtoi ajo./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.