BRUKSEL – Von der Leyen: Jo lehtësim të shpejtë rregullave antiCOVID-19

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Shtetet europiane nuk duhet të lehtësojnë shumë shpejt rregullat e tyre për frenimin e COVID-19 me rrezikun e shpërthimit të një vale të tretë të epidemisë pas Krishtlindjeve, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në momenti kur disa vende si Franca dhe Gjermania në krye kanë njoftuar një lehtësim të kufizimeve në afrim të festave të fundvitit, shefja e ekzekutivit europian paralajmëroi para eurodeputetëve kundër çdo lehtësimi të parakohshëm.

Në buletinin e saj të fundit në fillim të kësaj jave, Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e konsideron situatën “seriozisht shqetësuese” për shumicën e shteteve të BE, duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

“Ne duhet të nxjerrim mësime nga vera, të mos përsërisim të njëjtat gabime dhe të mos lehtësojmë masat shumë shpejt (…) Lehtësimi shumë i shpejtë dhe shumë gjerësisht i masave, është rrezik për shpërthimin e një vale të tretë pas Krishtlindjeve”, nënvizoi Von der Leyen para Parlamentit Europian.

Për sa i përket lëvizjeve transkufitare, 27 vendet e BE-së po përpiqen të harmonizojnë rregullat e tyre të ndryshme shëndetësore, pavarësisht thirrjeve nga BE për një koordinim më të mirë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.