BRUKSEL – BE: Vaksinimet e para antiCOVID-19 para fundit të dhjetorit

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Komisioni Europian ka tashmë kontrata me gjashtë laboratorë farmaceutikë për vaksinat antiCOVID-19 dhe qytetarët e parë europianë do të mund të vaksinohet para fundit të muajit dhjetor, deklaroi presidentja e Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen.

“Po shohim dritë në fund të tunelit”, shtoi ajo.

“Shtetet anëtare duhet të përgatiten. Bëhet fjalë për miliona shiringa, për zinxhirin e ftohjes, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe trajnimin e personelit për
për t’a aplikuar atë”, theksoi Von der Leyen.

“Gjithçka duhet të jetë e përgatitur. Shtetet duhet të pëgatisin logjistikën për vendosjen e qindra milionë vaksinave”, shtoi presidentja e Parlamenti Europian, Ursula von der Leyen./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.