BM – Londra prezanton buxhetin e rritur antiCOVID-19 dhe postBrexit

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-AFP/ – Kancelari britanik i Thesarit, Rishi Sunak prezantoi sot planin e rritur buxhetor për të mbështetur ekonominë e Britanisë së Madhe, gjunjëzuar nga pandemia dhe që do të duhet të bëjë pa fondet europiane pas Brexit.

Rishi Sunak theksoi në fundjavë për Sky News se Britania e Madhe është vënë nën një presion të madh dhe po përballet me një tronditje të madhe ekonomike.

Në një fjalim në Parlament rreth orës 12:30 GMT, Sunak do të njoftojë masat e reja për mbështetjen e punësimit, duke përfshirë një mekanizëm të quajtur “fillimi i ri” i cili siguron 2,9 miliardë sterlina për tre vjet për të ndihmuar më shumë se një milion persona të papunë në kërkim të një pune.

Sunak gjithashtu planifikon të zgjasë deri në fund të marsit një program mësimi që mundëson për punëdhënësit të marrin 2 000 sterlina për të ri të punësuar, për të luftuar kundër papunësisë, që ka filluar të rritet ndjeshëm në muajt e fundit si pasojë e pandemisë.

Kjo e fundit ka goditur në mënyrë të veçantë aviacionin, turizmit, shpërndarjen, restaurimin dhe vendet e jetës së natës apo palestrat.

Britania e Madhe është vendi më i prekur në Europë nga pamdemia e koronavirusit të ri me më shumë se 55 000 të vdekur të testuar pozitivë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.