Vetingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së, shkarkon nga detyra ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra ish-kreun e Gjykatës së Tropojës, Dritan Secin.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Seci, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në vendimin e KPA.

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Seci”, theksohet në vendimin e KPA. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.