TOKIO – Japonia dhe Kina bien dakord për rifillimin e udhëtimeve reciproke të biznesit

TOKIO, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Japonia dhe Kina ranë dakord sot për të rifilluar udhëtimet e ndërsjellta të biznesit duke filluar nga fundi i nëntorit, mes pandemisë së koronavirusit, tha ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi.

Motegi dhe homologu i tij kinez Wang Yi, i cili mbërriti sot në Tokio, vendosën të lehtësonin kufizimet e udhëtimeve të shkaktuara nga pandemia, pavarësisht nga një ringjallje e fundit e infeksioneve të koronavirusit në Japoni.

Ekonomitë lokale të Japonisë dhe industria e turizmit janë goditur rëndë nga pandemia sidomos nga fluturimet ndërkombëtare.

Në 10 muajt e parë të këtij viti, Japonia ka pritur rreth një milion turistë nga Kina, tregu i saj më i madh, por me 87,3% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gati 9,6 milionë kinezë vizituan Japoninë në 2019.

Wang, zyrtari i parë i lartë kinez që viziton Japoninë që nga diplomati i lartë Yang Jiechi në shkurt, është planifikuar të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin Yoshihide Suga./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.