TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Forcat Speciale shqiptare demonstruan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen e përbashkët me kolegët e tyre britanikë nga Batalioni i Dytë i Regjimentit të Dukës së Lankasterit.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi se qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe ndërtimi i marrëdhënieve vëllazërore ndërmjet aleatëve të NATO për qëllimet tona të përbashkëta strategjike.
Për gati 3 javë trupat shqiptare dhe britanike shkëmbyen përvojën dhe përmirësuan bashkëpunimin mes tyre në planëzim, zbulim special, armatim, xhenio, shëndetësi, patrullim, luftim me kundërshtarin, goditje objekti etj. /a.gjonaj//a.a/r.e/