SPANJË – Mbreti Felipe VI në karantinë pas kontaktit me një rast pozitiv me COVID-19

MADRID, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Mbreti i Spanjës Felipe VI u vendos në karantinë pasi kishte qenë në kontakt me një person të testuar pozitiv me COVID-19, njoftoi sot Pallati mbretëror.

“Një person me të cilin ai kishte qenë në kontakt ishte testuar pozitiv”, theksoi Pallati në një komunikatë.

“Konform rregullave shëndetësore, ai do të qëndrojë duke nisur nga tani në karantinë për 10 ditë”, shtoi Pallati duke theksuar se të gjitha aktivitetet zyrtare të sovrani do të pezullohen gjatë kësaj periudhe.

Mbretëresha Letizia dhe fëmijët e çiftit mbretëror, princesha Leonor dhe e vogla Sofia do të mund të ndjekin aktivitetet e tyre normalisht”, shtoi Pallati mbretëror.

Trashëgimtarja e fronit, princesha Leonor, iu desh të qëndronte në një karantinë 14-ditore në mes të shtatorit pas zbulimit të një rasti me COVID-19 mes shokëve të saj të klasës, para se të testohej negativ.

Spanja mbetet një nga vendet më të prekura nga pandemia, me më shumë se 1,5 milionë raste dhe më shumë se 43 000 të vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.