SPANJË – Illa: Vaksinat e para antiCOVID-19 për të moshuarit në azile dhe personelin shëndetësor

MADRID, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Strategjia e vaksinimit kundër COVID-19 në Spanjë parashikon 18 grupe të popullsisë, ku përparësi do të kenë të moshuarit në azile dhe punonjësit e qendrave shëndetësore dhe spitaleve, njoftoi sot ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, sipas agjencisë së lajmeve Efe.

“Grupet janë caktuar në bazë të katër niveleve të rrezikut: sëmundshmëria dhe vdekshmëria e rëndë, shkalla e ekspozimit ndaj sëmundjes, ndikimi socio-ekonomik dhe shkalla e transmetimit”, sqaroi ai.

Sipas Illa-s, plani përcakton tri faza përparësore të bazuara në disponueshmërinë e dozave.

E para: me administrim shumë të kufizuar të dozave, që zgjat nga janari deri në mars.

E dyta: nga marsi në qershor, në të cilin vaksinimet do të rriten progresivisht.;

E treta: që imunizon të 18 grupet e mbuluara të popullsisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.