UASHINGTON, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Bankat qendrore duhet të jenë inovative dhe të tregohen të guximshme, por ato nuk mund të luftojnë vetëm kundër krizës ekonomike globale, tha sot kreu menaxhues i FMN-së, Kristalina Georgieva, duke paraqitur rolin themelor të politikave qeveritare.
“Institucionet financiare, të cilat kanë ulur normat e interesit dhe i kanë bërë kreditë më të lehta për të mbajtur bizneset në këmbë, duhet të gjejnë një mënyrë për të rinovuar kornizën për politikën e tyre monetare dhe përditësimin e kutisë së tyre të mjeteve”, tha ajo në një fjalim të parapërgatitur për një dialog me zëvendëspresidentin e Bankës Qendrore të SHBA-së (FED) Richard Clarida.
“Kjo do t’u japë atyre municion të ri jetësor për të luftuar krizën dhe për të mbështetur rimëkëmbjen”, shtoi Georgieva.
Sidoqoftë, kreu i FMN-së këmbëngul se politika monetare nuk duhet dhe nuk mund ta bëjë punën krejt e vetme, duke kërkuar që qeveritë të mos i lehtësojnë përpjekjet e tyre, të mbajnë mbështetjen e tyre buxhetore dhe të rrisin shpenzimet, veçanërisht në investimet në infrastrukturë./ /ervo/