SHBA-2020 – Pensilvania konfirmon zyrtarisht fitoren e Biden në zgjedhjet presidenciale

NJU JORK, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Fitorja presidenciale e Joe Biden në shtetin kyç të Pensilvanisë u konfirmua sot zyrtarisht, një ditë pas fitores edhe në Michigan.

“Zyrtarja për Zgjedhjet e Pensilvanisë, Kathryn Boockvar vërtetoi sot zyrtarisht rezultatet”, shkroi në Twitter, Tom Wolf, guvernatori i shtetit.

Rezultatet përfundimtare i japin fitoren demokratit Joe Biden me një epërsi prej 81 000 votash, nga një total prej rreth 6,9 milionë votash të hedhura.

Në vitin 2016, Donald Trump fitoi në këtë shtet kundër Hillary Clinton me rreth 44 000 vota paraprake./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.