TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2020, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 1.280 GWh nga 1.186 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2019, duke shënuar një rritje të prodhimit me 8%.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave “Bilanci i energjisë elektrike”, për tremujorin e 3-të të vitit, ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76,4%, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 22,8% dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,8% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Referuar të dhënave, rezulton se importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e tretë të vitit 2020, arriti vlerën 666 GWh nga 772 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rënie me 13,8%.
Ndërsa eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 139 GWh nga 105 GWh, duke shënuar një rritje me 32,7%. /a.gjonaj//a.a/r.e/