OBSH: Një Krishtlindje pa gjithë familjen mundësia më e mirë në kohë COVID-i

GJENEVË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Një Krishtlindje në grup të vogël, pa takime të mëdha familjare, është padyshim mundësia më e mirë në këto kohë pandemie për pjesën më të madhe të vendeve, theksoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“ËShtë shumë e vështirë, veçanërisht gjatë periudhës së festave, pasi ne me të vërtetë duam të jemi me familjen tonë. Por në disa raste, të mos kesh një bashkim familjar është opsioni më i sigurt”, nënvizoi Maria Van Kerkhove, zyrtare e menaxhimit të pandemisë të OBSH.

Shkencëtarja amerikane me siguri kishte jo vetëm Krishtlindjen në mendje por gjithashtu dhe Ditën e Falenderimeve, festën familjare në SHBA, e cila do të festohet të enjten.

Specialistët kanë frikë nga një kulm i ri i infeksionit në vendin tashmë më të prekur nga COVID-19, me pothuajse 260 000 të vdekur.

Për atë, një festim i përbashkët me videokonferencë do të ishte një zgjidhje.

“Edhe nëse nuk mund të festoni së bashku këtë vit, mund të gjeni mënyra për të festuar kur gjithçka të ketë mbaruar”, theksoi ajo.

“Ne e bëjmë atë në familjen time dhe do të kemi një ferr të një feste kur të ketë mbaruar,” nënvizoi  Maria Van Kerkhove.

Kolegu i tij Michael Ryan, përgjegjës për situatat emergjente në agjencinë e OKB, theksoi nga ana e tij se numri i infeksioneve është rritur në Kanada pas Ditës së Falenderimeve, festuar më 12 nëntor./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.