Në 100 hektarë infrastrukturë e përfunduar/ Braçe: Gjithçka ka ndryshuar, një vit më tej do jetë Thumana e Re

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe vizitoi sot Thumanën, ku në 100 hektarë ka përfunduar e gjithë infrastruktura dhe po ngrihen shtëpitë e pas tyre pallatet, pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të shkuar.

“Nga Dielli do lindë përsëri, tek Thumana e re. Një ditë në fundnëntor një vit më parë, pa fjalë, munda të shkruaj vetëm ‘Dielli do lindë përsëri’”, u shpreh sot Braçe.

“Nuk kisha qenë në Thumanë prej asaj dite, më. Sot, shkolla e re po shkon drejt fundit”, theksoi ai.

Ndërkohë, nënvizoi zv.kryeministri “në 100 hektarë gjithë infrastruktura ka përfunduar e tani po ngrihen shtëpitë e shpejt pallatet”.

“Thumanën sot e dallova prej tabelës. Nga një vit më parë gjithçka ka ndryshuar, një vit më tej do jetë Thumana e Re”, u shpreh Braçe. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.