TIRANË, 24 nëntor /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe reagoi sot në lidhje me sulmet ndaj mjekëve për fshehjen e vdekjeve nga COVID, sulme që shkojnë deri në krahasime me 21 Janarin.
Braçe shprehet se më 21 Janar u vranë njerëzit nga shteti dhe nuk i vizitoi asnjë mjek, ndërsa sot mjekët janë në shërbim të qytetarëve.
“21 Janari njësoj me pandeminë. Pikë e zezë çfarë “analize””, shprehet Braçe.
“Pasi e dëgjon nuk bën do as pyetjen: Si ka mundësi?! Sepse me këta ka mundësi. Në 21 Janar vrau Qeveria, nuk vrau Pandemia. Në 21 Janar njerëzit u vranë me armët e shtetit, dhanë shpirt aty ne bulevard, nuk i shërbeu asnjë mjek siç për 9 muaj këta mjekë po bëjnë gjithçka për të mbajtur në jetë cilindo të sëmurë”, shprehet zv.kryeministri.
Braçe përfundon reagimin duke u shprehur se ajo që është e njëjtë, është vetëm sehiri nga ballkoni si atëherë, si tani. /j.p/r.e/