TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen e parë për konsultimin e pjesës së posaçme të Kodit Penal, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues nga misionet ndërkombëtare.
Gjatë mbledhjes e cila u zhvillua online, zëvendësministri i Drejtësisë, Klajdi Karameta, nënvizoi nevojën për ndërmarrjen e iniciativës nga Ministria e Drejtësisë dhe hartimin e një Kodi të Ri Penal në kuadër të zhvillimit të shoqërisë.
Një Kod i ri Penal ka ardhur si nevojë e ndërhyrjeve të shpeshta ndër vite në Kodin Penal aktual.
Ministria e Drejtësisë ka si synim miratimin e një Kodi modern, të qëndrueshëm, që pasqyron vlerat kushtetuese dhe parimet të cilat Shqipëria mbron.
Procesi i konsultimit do të vijojë edhe me institucione të tjera, me qëllim pasjen e një produkti final cilësor./m.m/j.p/r.e/