Meta pret në takim ministrin e Jashtëm të Konfederatës Zvicerane

TIRANË, 24 nëntor /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta në kuadër të 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Zvicrën, ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis.

“Mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme, që Zvicra ka dhënë ndaj Shqipërinë, përgjatë procesit të konsolidimit të institucioneve shqiptare dhe në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, infrastrukturë e energji, kujdesin shëndetësor dhe arsimin profesional”, tha ai.

Meta shton se “të dy vendet dhe popujt tanë kanë shumë arsye të krenohen për marrëdhëniet e shkëlqyera shumëdimensionale dhe miqësinë e lidhjet mes tyre, në këtë përvjetor të rëndësishëm.

“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një urë e shëndoshë dhe e qëndrueshme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha ai. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.