NJU JORK, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Autoritetet shëndetësore këshillojnë amerikanët të mos udhëtojnë dhe të kufizojnë tubimet brenda për festimet e festave.
Rekomandimet që duket se nuk vlejnë për Shtëpinë e Bardhë. Një festë e organizuar nga Zonja e Parë Melania është planifikuar më 30 nëntor.
Numri i të ftuarve, sipas zërave, do të jetë më i ulët se ai i viteve të mëparshme dhe maska do të jetë e detyrueshme.
Kërkesat që nuk zhdukin polemikat rreth një administrate që lëviz kundër rrymës dhe tregohet e pavëmendshme ndaj rregullave.
Mbrëmja e fundit, e organizuar në Shtpinë e Bardhë mbrëmjen e zgjedhjeve i la vendin shumë rasteve me COVID-19 në rrethin e Donald Trump dhe jashtë tij.
Rregulloret aktuale të Uashingtonit kufizojnë mbledhjet në 50 persona dhe është e paqartë nëse administrata do ta respektojë këtë kufi./ /ec/