Lagjja e re në Kombinat/ Të shtunën nis puna me pallatet e para

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/-Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja. Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj  informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para. Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.