KANADA – Trudeau: Dozat e para të vaksinës antiCOVID-19 në fillim të vitit 2021

OTAVA, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 do të mbërrijnë në Kanada në fillim të vitit 2021, pak më vonë sesa në vendet prodhuese, për shkak të mungesës së kapacitetit prodhues vendor, njoftoi sot kryeministri kanadez Justin Trudeau.

“Ne nuk kemi kapacitet të prodhimit të vaksinave në Kanada. Ai u hoq disa dekada më parë”, shpjegoi Trudeau në një konferencë për shtyp.

“Vendet e tjera, që i kanë ato, si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, padyshim që do t’u japin përparësi më parë qasjes në vaksinat e tyre qytetarëve të tyre”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë kanadeze theksoi se pikërisht kjo është arsyeja pse Kanadaja po investon për të rizhvilluar një industri farmaceutike të aftë për të prodhuar vaksina në vitet e ardhshme.

Sidoqoftë, Trudeau siguroi se kanadezët do të fillojnë ta marrin një vaksinë përpara se të gjithë të vaksinohen në SHBA./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.