ITALI – 853 vdekje nga COVID-19, rekordi i tretë ditor më i lartë kombëtar

ROMË, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Italia raportoi sot 853 vdekje ditore nga virusi, shifra e tretë më e lartë kombëtare që nga fillimi i pandemisë.

“Është një numër që nuk duhej ta kishim parë kurrë, jo më ta komentonim”, tha Franco Locatelli, kreu i Këshillit të Lartë të Shëndetit, në një konferencë shtypi.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani ka arritur në 51 306, ndërsa numri i përgjithshëm i infektimeve është rritur me + 23 232 duke arritur në 1 455 022, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Një tjetër rekord ditor viktimash është regjistruar vetëm më 27 dhe 28 mars, kur humbën jetën përkatësisht 969 dhe 889 persona nga COVID-19./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.