Del në treg smartfoni i parë 5G i ”Nokia”-s

ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ka mbërritur në treg smartfoni i parë 5G i markës ”Nokia” në Itali.

Prodhuar nga Hmd Global, quhet ”Nokia”, tip 8.3, 5G, që do të jetë edhe në duart e agjentit të ri 007 në filmin e ardhshëm të James Bond “No Time To Die”.

Pajisja ka një ekran LCD 6,81 inç, i cili disponon gjithashtu një kamerë të përparme 24 megapiksel.

Sensori kryesor 64 megapiksel është i mbështetur nga një kënd i gjerë 12 mp, një sensor i thellësisë dhe një makro të dy prej 2 mp.

Me një dizajn të pastër dhe një pamje “solide”, telefoni inteligjent vjen në një ngjyrë të vetme, të quajtur Polar Night.

Është një blu e errët e ylbertë, e marrë falë një teknologjie të metalizimit me një model të thyerjes së dritës që lejon përzierjen e ngjyrave.

Çmimi është 600 euro për versionin 6GB/64GB dhe 650 euro për versionin 8GB/128 GB. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.