Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 8 fluturime të konfirmuara për të mërkurën

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 8 fluturime për ditën e mërkurë, 25 nëntor 2020.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.

Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se 8 fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë 25 Nëntor janë:⠀⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim

Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim

Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim

Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim

Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim

TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.