Siguria ushqimore/ AKU 594 inspektime dhe monitorime, 14 masa me paralajmërim

TIRANË, 23 nëntor /ATSH – I. Vata/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon monitorimin dhe kontrollet në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore duke kryer 594 inspektime dhe monitorime.

AKU gjatë kontrolleve për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit ka vendosur 14 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 75 mostra në monitorim të produktit qumësht.

AKU si pjesë e taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve antiCovid.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 600 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.